Mamadou Tounkara ishte një prej afrimeve të bujshme te Flamurtari. Igli Tare ishte njeriu kryesor që dha dorën e tij për mbylljen e marrëveshjes. Por kjo lëvizje nga të rinjtë e Lacios nuk rezultoi e suksesshme për vlonjatët.
Asnjë gol nuk u arrit të shënohej, ndërsa për t’u theksuar është disiplina e munguar te lojtari. Me aftësitë që zotëron mund të shkonte shumë larg. Aktualisht është pjesë e Virtebeses në Serinë C, që ndodhet në mes të tabelës me 17 pikë të grumbulluara në 11 ndeshje.
Ndërkohë Tounkara ka luajtur në 6 prej këtyre ndeshjeve edhe për shkak të një dëmtimi të pësuar. Sa i përket golave të shënuar ka arritur të tund rrjetën po aq herë, duke shënuar thuajse gol në çdo ndeshje. /Sport Ekspres/