Ngjarje absurde në futbollin etiopian, ku një arbitër është sulmuar egërsisht ng lojtarët, për shkak të një vendimi që u konsiderua i padrejtë.
Skuadra ushtarake Defence përballej me Welwalo Adigrat University dhe ndeshja ishte në barazim 1-1, ku Defence pretendoi për një gol, me topin që nuk kuptohej qartë a e kaloi plotësisht vijën fatale.
Arbitri akordoi golin, por lojtarët e Welwalo Adigrat u turrën pas arbitrit duke e dhunuar, me një prej trajnerëve të skuadrës që e goditi me grusht në fytyrë.
Ai trajner është pushuar nga puna dhe Federata e Etiopisë ka ndalur kampionatin.