Ahmat Grozni luajti sot miqësoren e fundit në Turqi, ku po zhvillon fazën përgatitore të janarit, duke u ndeshur me hungarezët e Honvedit.
Përfundoi 1-1, me Odise Roshin që ishte shqiptari i vetëm që luajti në formacionin titullar të ekipit çeçen.
Anësori i kombëtares sonë ishte protagonist absolut i ndeshjes, sepse në minutën e 37-të shënoi golin e parë të ndeshjes, me një diagonale të fortë nga e djathta, ndërsa në minutën e 62-të, pas barazimit të Honvedit, u përfshi në një grindje me sulmuesin italian Lanzafame dhe të dy dolën me karton të kuq.