UEFA dhe Milani janë gjithnjë e më shumë në llogore tw kundërta dhe tashmë Milani rrezikon përjashtimin nga kupat e Europës.
Ashtu si pritej, ka ardhur vendimi i UEFA-s për të famshmen Settlement Agreement, marrëveshje që do të evitonte dënimin e rëndë të Milanit për shkelje të rregullores së Fair-play financiar.
Tepër i madh borxhi i Milanit, aspak besim te pronarët kineze, ndaj UEFA nuk fal. Refuzohet kërkesa e Milanit për një marrëveshje në bazë të së cilës kuqezinjtë do të kishin mundësi të ulnin borxhin në një periudhë disa-vjeçare.
Tani pritet gjoba, disa milionë euro, por rrezikohet shumë më tepër se kaq: nga bllokimi i merkatos për një ose disa sezone, deri te përjashtimi nga kupat e Europës të paktën për një sezon. Nëse kjo ndodh është një katastrofë e rrallë për futbollin italian dhe Milani mund të quhet thuajse i falimentuar, financiarisht dhe si imazh.