Teuta ka bërë një goditje të madhe në këtë merkato të dimrit. Duke parë situatën e vështirë, durrsakët kanë rikthyer në shtëpi Sherif Kallakun. Ky i fundit e rriti nivelin e tij me bardheblutë në këtë sezon, teksa tani do të jetë një përforcim për djemtë e Martinit.
“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori Sherif Kallaku, është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Tiranes në gjysmën e parë të sezonit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Kallaku, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për ndeshjen ndaj Kastriotit”, shkruhet në njoftimin e klubit. /Sport Ekspres/