Goditje e madhe për Nedim Bajramin, mesfushori i Shqipërisë përjashtohet nga ekipi për Europën

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Një goditje e madhe për Nedim Bajramin para ndeshjeve të shtatorit të Shqipërisë. Mesfushori shqiptar nuk po kalon aspak një periudhë të mirë në klub, madje mund të quhet pa frikë si më e vështira në karrierën e tij.

Bajrami është lënë jashtë nga Rangersi për ndeshjet e Europa League. Kështu Bajrami nuk do të jetë në asnjë ndeshje të Rangers, me një sinjal të qartë që nuk është në planet e ekipit.

Pritej që Nedimi të transferohej në merkaton e verës, por tashmë merkato është e mbyllur në shumë vende të Europës dhe me veprimet e tilla që vijnë nga Rangers, duket se Bajrami mund të largohet drejt një tjetër destinacioni që nuk është fort i mirë edhe për Kombëtaren pasi kampionatet e mbetura në kohë transferimi janë më pak konkurrurese. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/