“Goditje e madhe për ne dhe tifozët”, Emanuelson kujton kohën që tjetërsoi Milanin: Thiago Silva dhe Ibrahimovic…

Deri në vitin 2012 Milani ishte një nga pretendentet kryesore të Seria A, mirëpo largimi i Ibrahimoviç dhe Thiago Silva tek PSG e bënë mjaft të vështirë situatën në kampin kuqezi. Lojtarët e kishin mjaft të vështirë të gjenin motivimin e duhur, duke sjellë rënien e lirë të formës e ekipit. Ish lojtari i Milanit, Emanuelson rikujton kohën kur doli lajmi se Zllatan Ibrahimoviç dhe Thiago Silva nuk do të ishin pjesë e Milanit që pas verës së 2012.

“E kuptova që ishin kohë të vështira, e ndjeje në Milanello. Kur Thiago Silva dhe Ibrahimovic u shitën ishte një goditje vërtet e rëndë, për ne dhe për tifozët.

Ishte një surprizë, edhe pse jo aq… E dija që Milani donte të rinovohej dhe shumë emra të mëdhenj po largoheshin.

Por nuk mund ta imagjinoja që pikërisht në atë verë, kur shumë ishin larguar (Nesta, Inzaghi, Gattuso, Zambrotta, Van Bommel) dy lojtarët më të fortë u shitën! Ata ishin thelbësorë për ne”.- u shpreh Emanuelson.

Që pas vitit 2013, Milani nuk arrin të kualifikohet në Champions League, pasi çdo sezon skuadra ka dështuar të zërë një vend në Top-4 e kampionatit. Rikthimi i Ibrahimoviç tek Milani ka rikthyer besimin e duhur tek tifozët, të cilët e presin me padurim këtë arritje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online