Vesel Limaj do të kthehet sërish me një ekip shqiptar, vetëm se këtë herë në Kosovë. Pas kalimit te Hermannstadt, kjo aventurë do të mbyllet para kohe.
Ftesa e Ilir Dajës ka qenë e parezistueshme për ish-mesfushorin e Tiranës. “Gazeta Olle” shkruan se palët kanë arritur akordin dhe Limaj do t’i bashkohet Ballkanit në merkato të verës. /Sport Ekspres/