Goditja tjetër që i vjen Interit, Wanda Nara tregon fëmijët që janë regjistruar në akademinë e Milanit

Wanda Nara dhe Mauro Icardi e kanë harruar tërësisht kohën e tyre te Interi që i ktheu në çiftin më të komentuar të Italisë. Së fundmi është Wanda Nara që publikon një fotografi të fëmijëve që janë të rregjistuar në akademinë e Milanit.

“Jam mamaja më krenare. Një portier, një bomber dhe një mbrojtës. Unë kam gjithçka”. Ky është formacioni ideal i formuar në çiftin Wanda-Mauro, por sigurisht që komente të shumta kanë ardhur edhe nga tifozët interistë që nuk e pranojnë këtë harresë të kujtesës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *