Goditja me inteligjencë e Albion Rrahmanit me Shqipërinë i çmend të gjithë në Rumani, kërkojnë dënim për sulmuesin e Kosovës

Goditja që Albion Rrahmani bëri në Rumani gjatë festimit të golit me shqiponjë, në ndeshjen mes Rapidit të Bukureshtit dhe Cluj, ishte me inteligjencë të lartë. Vetëm pak ditë para se të fluturonte me shqiponjën para tifozëve rumunë, kishte ndodhur edhe ngjarja e turpshme.

Ndeshja Rumani-Kosovë u ndërpre pasi tifozët vendas nisën të këndonin dhe vendosën parulla: “Kosova është Serbi”. Ndërkohë festa e Rrahmanit me shqiponjë ishte për t’i treguar edhe tifozëve të ekipit të tij, Rapidit, se Kosova është Shqipëri.

Për më tepër sulmuesi shkoi një hap më tej teksa u shpreh në intervistën pas ndeshjes se është shqiptar dhe se inkurajonte të gjithë lojtarët shqiptarë për të festuar me shqiponjë. E gjitha kjo situatë i ka çmendur rumunët që kërkojnë dënim për Rrahmanin. Mediat në Rumani kanë kërkuar nga Federata Rumune e Futbollit që të dënojë Albionin ashtu siç është bërë në rastin e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. Madje ato kanë hapur edhe rregulloren e Federatës ku thuhet se për gjeste provokuese ka dënim nga 1-6 ndeshje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *