Egnatia ka bërë një tjetër zyrtarizim të rëndësishëm në merkaton e verës. Përpara përballjeve të tyre në Europë, ka ardhur përforcimi i radhës. Edison Ndreca është lojtari më i ri i skuadrës që drejtohet nga Tetova.
Pasi mbylli eksperiencën me Kukësin, erdhi momenti për të dhënë kontributin te Egnatia. Kontrata e firomusr është për dy vite, ndërsa Ndreca njihet edhe për gjuajtjet e tij të hidhura nga distanca. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/