Një lojtar i ri për Lacion, sërish… “shqiptar”, edhe pse pak më ndryshe këtë herë si histori. Po flasim për Riza Durmishin, mesfushorin e krahut që luan edhe si mbrojtës kur nevojitet. Tetë asiste dhe 3 gola sezonin e fundit me Betisin, futbollisti që ka zgjedhur Danimarkën dhe jo Shqipërinë, do të firmosë ditën e nesërme kontratën që do ta lidhë me bardhekaltërit për katër vitet në vazhdim. Janë caktuar edhe vizitat mjekësore. 6,5 milionë euro kosto.