Kukësi ka bërë një tjetër goditje të madhe në merkato, sepse sapo ka mbyllur bisedimet për blerjen e kartonit të Arbër Çyrbjes, mëson Sport Ekspres.
Anësori ofensiv i Teutës vjen nga një sezon i shkëlqyer dhe ka vite që është lojtar kyç të ekipi durrsak, duke u kthyer në një lider.
Aftësitë e tij sulmuese dhe rendimenti i lartë para porte ka kohë që kanë tërhequr klube të ndryshme, por garën e fiton Kukësi.
Klubi verilindor por punon seriozisht për një paraqitje dinjitoze në kupat e Europës dhe me Çyrbjen kompleton krahët e mesfushës. Futbollist mjaft i zoti për të shënuar e dhënë asiste, Çyrbjes bashkohet me Kukësin që nesër.