Situatë e çuditshme te PSG, ku duket se të gjithë janë trullosur nga dëmtimi i Nejmarit dhe nuk dinë ç’të bëjnë.
Klubi doli me një deklaratë për mediat ku sqaronte shkallën e dëmtimit, por vetëm kaq, ndërsa trajneri Emeri paraditen e sotme deklaroi se sulmuesi brazilian mund të luajë javën ardhshme kundër Realit në Champions League.
Krejt e kundërta raportohet nga Brazili, sepse Globoesporte shkruan se Nejmari duhet të operohet. Fraktura në këmbë ka nevojë për operacion, për të ngjitur kockën e thyer, ndaj nuk bëhet fjalë për kthim në fushë para muajit maj.
Nëse gjithçka shkon mirë, Nejmari luan ndeshjet e fundit të sezonit dhe do të jetë gati për Kupën e Botës.