Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë/ Partizani përballet me Egnatian, Vllaznia sfidon Dinamo City-n në “Elbasan Arena”

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ditën e mërkurë do të luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, që do të përcaktojnë edhe ekipet që do të përballen në finalen e madhe të 1 majit.

Në orën 19:00 do të luhet sfida mes Partizanit dhe Egnatias, me të kuqtë që vijnë me avantazhin 1-0 nga takimi i parë. Ndeshja do të zhvillohet në “Arena e Demave”.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale mes Dinamo City dhe Vllaznisë, gjithçka është e hapur pasi ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 0-0. Ky takim do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 19:00.