Gjysmë miliardi për Vllazninë, e ardhmja sqarohet në prill

Vllaznia mund të marrë fryme e qetë për momentin. Në mbledhjen e fundit të vitit Këshilli Bashkiak ka miratuar projektbuxhetin afatmesëm 2018-2020, që parashikon edhe një fond prej 550 milionë lekësh të vjetra për skuadrën e futbollit për vitin e ardhshëm.

Për pasojë, futbollistët dhe pjesëtarë të stafit do të marrin rrogat e prapambetura të muajve të fundit dhe në këtë mënyrë qetësohen lojtarët, që kanë kohë që presin pa u ankuar.

Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, ka njoftuar se deri në fund të këtij sezoni Vllaznia do të jetë nën administrimin e Bashkisë, ndërsa procedurat për shitjen e aksioneve do të nisin në muajin prill. Kjo do të thotë që Valter Fushaj duhet të presë ende, edhe pse ka dalë hapur me kërkesën për të blerë aksionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online