Ruben Amorimi ka marrë fitoren e parë në shtëpi në drejtimin e Mançester Junajtedit. “Djajtë e kuq” kanë mposhtur 3-2 Bodo Glimtin në Ligën e Europës. Trajneri portugez ka thënë për “TNT Sports” pas ndeshjes se ndihet shumë mirë për pritjen e ngrohtë në “Old Treford”, pavarësisht se gjysma e stadiumit nuk e njohin.
“Gjysma e stadiumit nuk më njeh. Erdha nga Portugalia dhe ende nuk kam bërë asgjë për këtë klub. Kështu që mënyra se si më bënë të ndihem në shtëpi është e veçantë. U përpoqëm të bënim presing gjatë gjithë kohës dhe në minutat e fundit ishte e vështirë. Ndjeja sikur Rasmusi ishte i vdekur. Ndjeva që disa lojtarë ishin shumë të lodhur”, ka deklaruar Ruben Amorimi./Sport Ekspres/