Gjyla: Skuadra po vjen aty ku dua unë, ishte penalltia e parë që morëm

Trajneri Ilir Gjyla është shfaqur i lumtur pas ndeshjes, duke theksuar se skuadra po shkon aty ku ai dëshiron dhe së bashku me lojën po vijnë dhe rezultatet

“Kam 1 muaj që punoj dhe skuadra nga ndeshje në ndeshje po vjen atje ku dua unë. Kemi luajtur mirë por nuk kemi marrë pikët. Sot dhe fati ishte me ne. Është penalltia e parë që ne marrim. Java e 31-të dhe është penalltia e parë që marrim. Futbollit i vjen në ndihmë që të ketë drejtësi. Gabuam më pak në prapavijë, por them se do kishim më shumë mundësi për të shënuar nëse nuk do ishte dëmtuar Sefa. Edhe Pepa ka pasur probleme dhe për shumë minuta ka qenë i dëmtuar dhe na la me 10 lojtarë. Më vjen mirë që i kemi marrë pikët duke menduar për projektin e  sezonit të ardhshëm”.

“Ka kontakt te rasti që pretendon Partizani. Edhe te penalltia jonë them se është e saktë. Kemi disa lojtarë që do i afrojmë. Jemi në rrugën e mbarë për atë që kemi nisur”.

“Nuk janë të gjitha në dorën tonë, pasi nuk mjafton vetëm puna jonë, pasi duhet investuar dhe tek infrastruktura, ku kryesore është fusha”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *