Gjyla: Nuk flas për gjyqtarët se më gjobisin, po na shterojnë lojtarët

Trajneri Ilir Gjyla ishte i kënaqur nga performancë e skuadrës së tij, por dhe një herë ka rezerva për gjykimin, jo vetëm për rastin e penalltisë, por dhe të kartonëve.

“Po na shterojnë futbollistët për kartonët dhe për dëmtimet. Sefa mori të verdhë, nuk dua të diskutoj fare në ishte apo jo penallti”.

“Ishte i verdhë për të dy lojtarët te Pape. Po ashtu dhe Premçi na u dëmtua dhe nuk na luan ne nuk tërhiqemi dhe do e respektojmë ndeshjen”.

“Nuk flas për gjyqtarët pasi më kanë gjobitur shumë. Më bëhet qejfi që të gjithë e gjykojnë arbitrin. Mendoj se ne luajtëm shumë mirë. Kur luajmë mirë nuk dua që të ma prishin lojën dhe kjo nuk kuptohet nga këto. Gjyqtar i keq nuk është ai që nuk më jep mua penallti, por ai që jep kot penallti. Edhe pse luajtëm për shumë minuta me një lojtar mangët ne do vazhdojmë të luajmë dhe ta respektojmë kampionatit. Jemi ekipi më i persekutuar në Shqipëri dhe duhet të respektojmë veten. Nuk duam të na respektojnë, por të na mbajnë drejt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *