Gjykata e ka dhënë masën për Klodian Duron, duke e kaluar në arrest shtëpie. Figura e njohur e sportit në Shqipëri përfundoi në prangat e policisë pasi theu rregullin dhe iu afrua banesës së ish-bashkëshortes, duke trokitur në derën e saj madje siç u tha edhe në media për ta kërcënuar. Ndërkohë avokati i Klodian Duros, sipas Balkanweb jep një tjetër variant:
“Ata janë në proces divorci dhe çështja ndodhet në Apel. Ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar që të takojë vajzën. Më datë 21 vajza ka pasur ditëlindjen dhe ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar”, ka thënë avokati Erjon Kullolli. Sipas tij, Duro i ka siguruar ushqime për vajzën e tij por nuk e ka takuar. /Sport Ekspres/