Gjoka sheh përpara: Nuk kemi kohë për festë!

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ishte mjaft i kënaqur me fitoren dhe ndeshjen kundër Teutës, duke u gëzuar sidomos për pikët, që janë primare në këtë moment të vështirë.

“Është një fitore e rëndësishme, që na jep qetësi e besim, pas një periudhe shumë të vështirë, por është vetëm fillimi i një pune të gjatë.

“Skuadra është ribërë 50% në janar, me tre përforcime në mbrojtje, një në sulm dhe spostimin e Orelesit në mesfushë. Nuk kemi shumë kohë që të presim për ambientim lojtarësh, sepse ndeshjet vijnë shumë shpejt dhe janë të gjitha beteja.

“Pikët? Japin qetësi, sigurisht, por duke parë kampionatin dhe ndeshjet e vështira në vazhdim, me dy transferta të vështira.

“Tërheqja pas 2-0? Nuk mund të sulmonim gjithë kohën, në pjesën e dytë nuk mund të kalonim në aventurë ndaj një kundërshtari që në kundërsulm është i shkëlqyer”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online