Humbje ndaj Partizanit, depresion dhe renditje mjaft shqetësuese, sepse fitoi bujshëm edhe Luftëtari. Trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka e pranon se është një moment shumë i keq: “Humbje e rëndë, fajin e kemi ne, sepse bëjmë një lojë të mirë, por pastaj shthuremi.
” E dija që do ishte e vështirë, por e mora këtë risk për të bërë diçka ndryshe. Kam garanci që do bëhët merkato e mirë, edhe drejtuesit e dinë që duhet patjetër. Do përpiqemi të përforcohemi dhe të ndryshojmë edhe në mentalitet”.