Gjoka entuziast: Me Doshin, Vllaznia nuk është jetime

Lajmi i publikuar sot në “Sport Ekspres”, se deputeti i Shkodrës Tom Doshi ka vendosur një premio prej 5000 eurosh për çdo fitore që Vllaznia do të arrijë deri në fund të kampionatit, ka entuziazmuar edhe trajnerin Ernest Gjoka, i cili e ka konfirmuar lajmin dhe falënderon biznesmenin e njohur.

“Falënderoj zotin Doshi i cili premton që do t’i qëndrojë pranë skuadrës me premio për fitore. Ai ka marrë edhe falënderimet e lojtarëve për këtë gjë. E kam thënë edhe më përpara se Vllaznia ndjehet disi e vetmuar në këtë drejtim, ngaqë ka vetëm Bashkinë mbi krye, ndërkohë që ekipet e tjera me presidentë, janë më të mbrojtur, sepse këto presidentë në radhë të parë interesohen sepse mbrojnë lekët e tyre, mbrojnë investimin e tyre.

Ndërkohë, Vllaznia ishte e pambrojtur në këtë drejtim dhe siç doli ajo shprehje, “ishte pa babë”. Në këtë drejtim suporti i zotit Doshi ka shumë vlerë. Dhe jo vetëm në aspektin financiar por edhe në atë psikologjik sepse tregon se tashmë Vllaznia nuk është më vetëm, Vllaznia nuk është jetime”- është shprehur sot Gjoka për mediat në Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online