Gjoka: Barazim i drejtë, ndalëm një sulm të frikshëm

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka mbetur i kënaqur nga barazimi i marrë në Gjirokastër, edhe pse nuk e fsheh që fillimi i pjesës së dytë ishte shumë i vështirë.

Barazim pa pësuar gol: “Plani ynë ishte të luanim kështu, në radhë të parë të bënim shumë kujdes dhe të kontrollonim lojën, duke e ditur se Luftëtari ka një treshe sulmuese shumë cilësore. Në pjesën e dytë, në fillim të saj, situata na iku pak nga duart, por më pas reaguam dhe mendoj se barazimi ishte i drejtë”.

Shanset në kundërsulm ishin të shumta në pjesën e dytë: “E pashë që Luftëtari po linte hapësira pas dhe në fakt krijuam raste, në pjesën e dytë përforcova sulmin pikërisht për të tentuar të shënonim, por nuk ia dolëm dot”.

Rastet e shumta të Luftëtarit? Po na ndodh shpesh, futemi me vështirësi në ritmin e duhur në disa ndeshje, por pas 15 minutave të para e rigjetëm ritmin dhe luajtëm mirë, duke krijuar edhe raste për shënim. Nuk duhet të harrojmë që Bregu, Abazaj e Shkurtaj janë sulmues shumë cilësorë, nuk është e lehtë ta mbyllësh ndeshjen pa pësuar.

Situata në skuadër pas agresionit? “Natyrisht që skuadra nuk ka qenë e qetë, nuk mund ta mohojmë, ka qenë një situatë shumë shqetësuese për të gjithë. Megjithatë, skuadra ka shumë personalitet dhe luajti një ndeshje shumë të mirë, reagoi shumë mirë ndaj ngjarjes së fundit ndaj meje”.

Reagimi pas sulmit ndaj trajnerit: “Skuadra dhe klubi më kanë dhënë mbështetje, por jo vetëm ato, sepse i gjithë qyteti i Shkodrës ka shprehur solidaritet dhe kjo më ka dhënë shtysën që të mos dorëzohem”.

Arsyet e sulmit: “Nuk më takon të flas, sepse po zhvillohen hetime, por mund të them që prej 3 muajsh kemi qenë të shqetësuar dhe nën presion te Vllaznia. Sigurisht, ardhja e një trajneri joshkodran ndoshta krijon edhe probleme të tjera dhe ka presione nga më të ndryshmet, por uroj që policia të zgjidhë gjithçka”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online