Situata te Partizani nuk ka sesi të jetë e qetë kur në 7 ndeshjet e fundit janë marrë 6 humbje. Këtu përfshihen edhe takimet miqësore të zhvilluara në Turqi, por edhe Sormani nuk e ka marrë ende pikën e parë që nga ardhja e tij në krye.
Kjo ka bërë që kampi te të kuqtë “të gumëzhijë” në mbledhjen e fundit. Sipas asaj që raporton “Procesi Sportiv”, drejtuesit kanë kritikuar ashpër lojtarët dhe stafin për paraqitjet e fundit. Gjithashtu pas analizës së bërë janë vendosur edhe gjoba. Si diskutim është vendosur në opinionin sportiv edhe mos justifikimi i parave që marrin futbollistët me atë që prodhojnë në fushë. /Sport Ekspres/