Gjithçka gati në Ekaterinburg, Japonia e Senegali duan hapin vendimtar

Sot luhen ndeshjet e dyta në grupin H. Japonia zbret në fushë më herët dhe luan një ndeshje mjaft interesante kundër Senegalit. Të dyja palët kanë nga tre pikë dhe e kanë nisur shkëlqyeshëm, por Senegali ishte skuadra që bindi me shumë në lojë, duke shkëlqyer ndaj Polonisë.

Në të kundërt, Japonia fitoi me fat ndaj Kolumbisë, edhe pse Amerikano-jugorët luajtën me 10 lojtarë për gjithë ndeshjen. Forca sulmuese e Senegalit është impresionuese dhe shanset janë të mëdha që afrikanët të arrijnë fitoren e dytë rresht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *