Anglia në krye, një karton i verdhë bën diferencën

Natyrisht, përballja e fundit në grupin G do të vendosë shumë, pasi Anglia do të përballet me Belgjikën, por ndërkohë të dyja skuadrat janë kualifikuar me nga 6 pikë dhe me golaverazh 8-2.

Duket si një garë në distancë se kush shënon më shumë, në një grup me diferenca të mëdha, por tani është interesant fakti se Anglia është kryesuese e grupit, vetëm për shkak të pikëve Fair-play.

Duke qenë se në çdo aspekt renditja është identike, vendosin kartonët e marrë dhe duke qenë se Belgjika mori tre kartonë të verdhë ndaj Panamasë, ndërsa Anglia ka marrë vetëm 2 kartonë në dy ndeshje, kjo do të thotë që Anglia është e para në grup.

Nëse në ndeshjen e fundit nuk ka fitues, sërish do të shihen kartonët dhe nëse Anglia merr një karton të verdhë më shumë, në mënyrë të pabesueshme do të hidhet short nga Komiteti Organizator i FIFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online