Atalanta ka marrë një tjetër fitore mbrëmjen e sotme. Bergamaskët kanë mposhtur Romën në “Olimpiko” me rezultatin 0-2. Golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit. Fillimisht ishte De Runi ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 69, ndërsa në të 89-n Zaniolo vulosi fatin e kësaj sfide.
Në fushë u rikthye edhe Berat Gjimshiti. Mbrojtësi shqiptar e ka lënë pas dëmtimin e tij, teksa mbrëmjen e sotme u aktivizua në minutën e 83-të. Me këtë fitore Atalanta shkon në kuotën e 31 pikëve në kampionat. Ziklatrit nuk i ndahen Napolit në garën për vendin e parë, pasi vetëm një pikë e ndan nga kreu./Sport Ekspres/