Gjimshiti luajti ndeshjen e veçantë, Atalanta uron mbrojtësin shqiptar: Aspak keq të festosh kështu

Berat Gjimshiti është kthyer në një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Atalantës. Skuadra nga Bergamo ka nisur prej disa vitesh një cikël të vetin në Serie A dhe në arenën europiane, ku po shkruan historinë e saj si asnjëherë më parë. Pjesë e projektit të Gasperinit ka qenë edhe mbrojtësi shqiptar, i cili mbrëmjen e djeshme luajti ndeshjen e veçantë në karrierën e tij.

Tashmë futbollisti i Kombëtares kuqezi numëron 100 takime me ekipin e Atalantës dhe kjo shifër speciale për të u festua në mënyrën më të mirë të mundshme, me një kualifikim në finalen e Kupës së Italisë. Klubi italian ka uruar Gjimshitin përmes faqes së vetë zyrtare, ku shkruan: “Aspak keq ta festosh paraqitjen e 100 si zikaltër! Komplimente Berat”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online