Dueli i sotëm mes Atalantës dhe Juventusit ka përfunduar në baraspeshë 0-0. Gjimshiti me shokë arritën të ndalnin me sukses sulmin e bardhezinjve, që sot nuk ishte në nivelin e duhur. Vetëm 5 tentativa për gol për “Zonjën e Vjetër”, ndër të cilat tre ishin në kuadrat.
Në krahun tjetër, Atalanta ishte më superiore sa i përket gjuajtjeve. Bergamaskët provuan 15 herë të “kërcënonin” portën e Sheznit, por vetëm 2 prej tyre shkuan në portë. Në fund skuadrat mbajnë rrjetat e paprekura dhe sigurojnë nga një pikë, që nuk i sjell ndryshime në tabelën e renditjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/