Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta në këtë merkato të verës. Nuk është një lajm mediatik, por e pranuar nga vetë zyrtari i ekipit nga Bergamo, Luca Percassi. Ky i fundit ka treguar se Gjimshiti mund të përfundojë në Katar, megjithëse për momentin tregon se situata nuk ka shkuar deri te bisedimet e fundit.
“Konfirmoj interesimin e Al Rayyan nga Katari për Gjimshitin. Në media doli dje, por ka pak kohë që ka ndodhur. Është e rëndësishme për ne, vetë Berati erdhi të na flas për këtë situatë me shumë ndershmëri. Tani për tani, nuk ka asgjë konkrete, është interesim”, tha Percassi. /Sport Ekspres/