Berat Gjimshiti ishte i pafat mbrëmjen e djeshme. Mbrojtësi shqiptar la fushën përpara kohe për shkak të një dëmtimi, ndërsa sot i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore. Atalanta jep lajmin e keq për të dhe për Kombëtaren shqiptare, teksa ka pësuar një frakturë në fibulën e majtë. Një dëmtim ky që pritet ta lërë jashtë fushave për 2 muaj, çka e bën të pamundur pjesëmarrjen e tij për ndeshjet me Kombëtaren në Ligën e Kombeve.
“Pas traumës direkte të pësuar gjatë ndeshjes së kampionatit Atalanta-Milan, Berat Gjimshiti iu nënshtrua ekzaminimeve klinike-instrumentale të cilat zbuluan një frakturë komplekse të fibulës së majtë”, ka njoftuar klubi i Atalantës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/