Gjici vendos notat e trajnerëve që ka pasur, “10” vetëm për veten

Presidenti Safet Gjici, në lidhje direkte me Zona Gol në Supersport, ka folur ndër të tjera edhe për trajnerët që ka pasur te Kukësi, një numër i madh, edhe pse ai refuzon të quhet si një president që “ha” trajnerë. Sipas Gjicit, trajnerëve të rinj u është dhënë një dorë dhe pas largimit nga Kukësi nuk është se kanë bërë rrugë.

Ja dhe notat që u vendosi Gjici trajnerëve, duke votuar më lart Milinkoviçin, por natyrisht nota e trajnerit aktual është paksa me “mik”.

Cungu: Trajner pa shumë eksperiencë, por bëri mirë, ishte shumë korrekt dhe serioz. Iku kur e kuptoi që skuadra nuk po e ndiqte më. Nota: 8

Starova: Politikani më i madh i futbollit, menaxhon çdo president, por mua jo, se nuk shkoi atje ku do. Nota 7

Shensoi: Nuk dha gjë në Kukes, kishte metoda tepër të mëdha. Më bente muhabete biznesi, duke më krahasuar Pepsin e Coca-Cola, ndërsa unë bëja muhabet futbolli, u bëmë lëmsh. Nota 5

Shaqiri: Lojtar i mirë, bëri mirë me ne deri në fund. Djalë i mirë, por nuk pati gjunjë për të ngritur trofe. Nota 6

Duro: Si lojtar ia dimë vlerat. Si trajner nuk ka pasur përvojë, e mora nga biznesi i vet dhe e bëra trajner. Mori kupën, bëri mirë, pastaj i mbaroi kontrata dhe tani ka mbetur pa ekip. Ndoshta i del ekip tjetër, nga ne iku se i mbaroi kontrata. Kupën nuk e fitoi ai, e fitoi edhe klubi, të gjithë bashkë. Nota: 6

Hasan Lika: Njeri shumë i sjellshëm dhe meriton notën 10 për sjellje dhe mirënjohje që ka, edhe pas largimit. Si trajner, nota 7.

Gjoka: E falënderoj për punën, por një trajner kampion nuk shkon te një ekip që lufton për mbijetesë, duhej të merrte me ekip për titull. Jo se kam gjë ndaj Vllaznisë, emër shumë i madh, djepi i futbollit, por ekipin e ka të dobët. Nota 8 si Cungu, sepse fitoi titullin, notë e lartë është.

Milinkoviç: E vendosa kur firmosa me të, nuk e kisha në plan më herët. E mora se Gjoka nuk kaloi turin e parë në Champions. Zgjedhja duket e mirë, të shohim në fund, por e kemi nisur mirë. Nota 9

Gjici: Nota 10 si president, jo si trajner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *