Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka komentuar nga Sllovenia shortin e turit tëparë të Champions-it. Numri 1 i klubit të Kukësit për faqen e klubit ka vlerësuar kundërshtarin, duke theksuar se asnjë ekip nuk duhet nënvlerësuar. Po ashtu Gjici tregon dhe arsyet se pse është zgjedhur “Loro Boriçi” si shtëpi për Euopën, por nëtë njëjtën kohë lajmëron se do të ketë tëtjera lëvizje në merkato.
SHORTI – “Pa diskutim që shortin na kënaq, por çdo ekip kundërshtar duhet vlerësuar maksimalisht. Duket short i lehtë por nuk është shumë i lehtë për arsye se buxheti i tyre është shumë herë më i madh se i joni. Na kënaq fakti që e kemi ndeshjen e parë në Shkodër. Duhet mobilizuar qe ndeshjen ta fitojmë bindshëm në Shkodër, që ne kur të shkojmë në Maltë, të marrim një rezultat të kënaqshëm edhe pastaj themi që kemi kaluar turin”, deklaroi Gjici.
MERKATO – “Kam diskutuar shumë me trajnerin Pakult dhe drejtorin Nderim Nexhipi. Kemi akoma për të bërë, presim dhe 2-3 lojtarë. Ne kemi marrë shumë lojtarë, pasi kemi objektiv arritjen e grupeve. Do i marrim turet me radhë dhe nuk do flasim para kohe. Valeta e Maltës është një skuadër që mund të kalohet, por duhet një impenjim i madh nga të gjithë për të avancuar më tej. Duhet ta kemi vëth në vesh që nuk ka sot ekipe tëlehta dhe ekipe të vështira”.
STADIUMI – “Që në krye të herës, jo pa qëllim kemi zgjedhur stadiumin e “LoroBoriçi”, sepse mendojmë që Shkodra do na japë shans dhe besoj fort tek tifozët e këtij qyteti. Keqardhje që Vllaznia nuk është më në Superiore, por them se kuksianët dhe shkodranët kanë shkuar gjithnjë mirë dhe them se do na mbështesin mirë. Shkodrën e kemi më afër se Elbasani. E bëmë jo pa qëllim këtë zgjedhje. I ftoj tifozët e Shkodrës, që të na mbështesin dhe natyrisht do ia dinim për nderë që tëkalojmë ture së bashku. Në këtë mënyrëmeritë do të ketë dhe Shkodra dhe besoj se do jetë prezent në stadium. Nuk ka ekipe tëpreferuara dhe më pak të preferuara. Luajnëskuadrat kampione të shumë vendeve, çka do të thotë se ka ekipe me vlera. Edhe Shkëndijës i ra një skuadër më e lehtë nëletër. Kishim ide se do na binte sërish Flora Talin, që jemi ndeshur një herë me të”.
THIRRJA – “Valeta nuk është një skuadër qëduhet mbivlerësuar, por as nënvlerësuar. Ne duhet të bëjmë punën tonë, ne duhet të marrim masat tona. I bëj thirrje stafin teknik në radhë të parë, lojtarëve që të jenë të mobilizuar që ne të fitojmë turin e parë dhe pastaj të përgatitemi për turin e dytë. Gjithmonë me punë dhe vetëm me punë bëhen këto gjëra”, përfundoi presidenti i Kukësit.