Gjetje si të Igli Tares! Do të blejë mbrojtësin e gafave dhe memeve, ta veshë si…superhero!

Igli Tare duket se nuk po e lë këtë kohë të pezullimit të kamopionatit të kalojë kot. Drejtori sportiv shqiptar po mendon që tani për merkaton dhe zgjidhjen këtë herë e gjen te Liverpooli. Tare po kërkon të sjellë në kryeqytetin Italian mbrojtësin kroat, Dejan Lovren. Ky i fundit e ka humbur prej kohësh vendin e titullarit në “Anfield” dhe ka filluar të njihet më tepër si njeriu i gafave dhe i memeve në rrjetet sociale.

Por nga ana tjetër kemi një drejtor sportiv si Tare, që nuhatja e duhur nuk e ka lënë në baltë deri tani. Madje një histori e ngjashme ka qenë edhe me Acerbin. Ardha e tij te Lazio u konsiderua një dështim, pasi vetë futbollisti shihej nga tifozët si një lojtar i dorës së dyrë, megjithëse koha e tregoi se nuk ishte i tillë. Shndërrimi i Acerbit te Lazio është një motiv i fortë për të besuar se situata mund të përsëritet edhe me Lovren.

Kjo pritet të jetë gjetja e radhës e Tares, që me pak shpenzime mund të bëjë tijin një lojtar si kroati, të cilin ka detyrën ta sjellë sërish në nivelet e larta. E nëse kjo ndodh atëherë do të kemi sezonin që vjen një Lazio që do të hidhet në sulm për titullin kampion. Liverpool është i gatshëm ta shesë Lovren, pasi ky i fundit nuk bën pjesë në planet e Klopp, e kështu Tare duket se nuk do e ketë të vështirë të arrijë marrëveshjen me klubin anglez. E vetmja gjë për të cilën arkitekti i Lazios do të përpiqet është të arrijë një akord me sa më pak shpenzime, pasi të shndërrojë mbrojtësin sezonin e ardhshëm është një bast i fituar shpesh nga ai./Sport Ekspres /

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online