Kukësi-Vllaznia kishte pritshmëri të madhe jo vetëm në lojë, por edhe në spektaklin e pankinave. Brdariç dhe Longo janë tashmja si dyshja më e përfolur e këtij sezoni rreth ankesave të tyre ndaj arbitrave dhe njëkohësisht mënyrës sesi kundërshtojnë në fushën e blertë, mes tensionit që në disa raste i kalon limitet. Por për të përmbajtur një dyshe trajnerësh thuajse të pamundur që të vendosen në qetësi, te Kukësi-Vllaznia ishte si gjyqtare pranë tyre…Emanuela Rusta.
Një detaj ky i goditur dhe që solli disi vendosjen e rregullit. Megjithëse gjatë ndeshjes nuk u prodhuan shumë raste të diskutueshme, kjo nuk do të thotë se trajnerët nuk kishin mundësinë për t’u ankuar. Shpeshherë është parë Brdariç që ishte teje i nevrikosur me disa vendime të arbitrit dhe menjëherë pasi shihet Emanuela Rustën pranë tij, toni i zërit niste që të zbutej për të folur më me qetësi rreth pretendimeve. /Sport Ekspres/