Gjetja e rrallë/ Tifozi i PSG “infiltrohet” në hotelin e Barcelonës, i ngre nga gjumi në 5 të mëngjesit

Gjithmonë kemi parë mënyra sesi tifozët zgjedhin që të shqetësojnë ekipin kundërshtar që të mos flejnë të qetë përpara ndeshjes. Por ajo që ndodhi në Francë ishte një histori krejtësisht e rrallë. Barcelona nuk ka kaluar një mbrëmje të mirë përpara takimit që do të zhvillojë ndaj PSG, ndërsa ndeshja e parë u mbyll në shifrat 1-4. Tifozi i PSG kishte zgjedhur që të rezervonte një dhomë në hotelin Pullman ku po qëndronin katalanasit.

Ngritja e parë nga gjumi për futbollistët e Barcelonës do të vinte në orën 4 të mëngjesit për të parë një shfaqje fishek zjarresh. Por kur katalanasit u rehatuan sërish për të menduar se kishin mbaruar shqetësimet, tifozi i PSG që ishte “infiltruar” në hotel ka ndezur alarmin e zjarrit në pesë të mëngjesit. Mbështetësi në fjalë ia arriti qëllimit të tij, ndërsa veprimi i bërë e dërgoi në paraburgim për 5 orë, duke u lënë më pas i lirë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online