Gjesti i mrekullueshem ndaj Jashanicës, Dita tregon arsyen që i dorëzoi shiritin e kapitenit

Jashanica la pas dënimin e marrë për të qendruar 2 vite jashtë fushave të blerta, ndërsa rikthimi e gjeti me shiritin e kapitenit sërish në krahun e tij. Ishte pikërisht Bruno Dita ai që i dorëzoi sërish shiritin, duke bërë kështu një gjest që u duartrokit nga të gjithë. Në një prononcim për emisionin “Fan Zone” lojtari i Skënderbeut tregon edhe arsyet të cilat e kanë dërguar drejt një veprimi të tillë.

Dita, që këtë sezon ka qenë një pikë thelbësore e juglindorëve, zbulon se e gjitha erdhi për shkak të mungesës së gjatë larg futbollit dhe kontributit të madh që Jashanica ka dhënë për fanellën e Skënderbeut gjatë viteve. Megjithatë shprehet se heqja e shiritit për të nuk do të thotë heqje përgjegjësish, të cilat zotohet se do vijojë t’i mbajë.

“Shiritin ia dorëzova Jashanicës duke ditur që ishte 2 vite larg futbollit. Është vërtet shumë e vështirë. Por njëkohësisht ka dhënë edhe shumë kontribut te Skënderbeu. Prandaj ia lashë shiritin e kapitenit Jashanicës. Por kjo nuk do të thotë një heqje përgjegjësie, pasi të gjithë lojtarët marrin përgjegjësi mbi shpatullat e tyre. Kjo puna e izolimit tani na e ka bërë shumë të vështirë, por nuk kemi tjetër rrugë, do qendrojmë dhe do durojmë. Bëhet fjalë për jetë njerëzish”, ka thënë Bruno Dita./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online