Gjesti i madh/ Të huajt e Vllaznisë meritojnë duartrokitje, bëjnë atë që nuk e kemi parë as te lojtarët shqiptarë

Tre futbollistët e huaj të Vllaznisë janë duke ndihmuar familjet në nevojë në Shkodër. Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian Hygor, Junior dhe moldavin Sidorenko. Të gjithë këta lojtarë kanë marrë ushqime dhe i kanë shpërndarë me një mision humanitar në Shkodër, për të ndihmuar njerëzit që kanë më tepër në nevojë.

Në këtë mënyrë jepet edhe një kontribut sado i vogël, por i madh në vlerat që mbart. Është ky raportimi i “Supersport”, me lojtarët e huaj të Vllaznisë që meritojnë një duartrokitje të madhe pasi iniciativa të tilla në fakt nuk i kemi parë as nga vetë futbollistët shqiptarë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online