Gjest i madh i Arbër Hoxhës! I lë fanellën lojtarit që vjen si legjendë në Kroaci, gati për një ekip tjetër?

Arbër Hoxha është jo vetëm një lojtar fantastik, por edhe një djalë me virtytet më të mira. Kjo është parë qartësisht në intervistën e dhënë prej tij në Koha Shtesë, ku dallohej se sjellja e këtij futbollisti ishte vetëm për t’u duartrokitur.

Ky lojtar është aktualisht pjesë e Dinamos së Zagrebit, ndërsa ofertat për të janë shtuar ndjeshëm pas performancave fantastike me Shqipërinë në Europianin e Gjermanisë. Por edhe njëherë tjetër Arbër Hoxha e ka treguar modestinë e tij.

Dinamo Zagreb ka risjellë në shtëpi 29 vjecarin, Marko Pjaca. Ky i fundit ka lënë gjurmë në Zagreb dhe prej andej do të kulmonte me kalimin te Juventusi, megjithëse nuk arriti t’i përgjigjej shumë kohë niveleve më të larta.

Tani vjen momenti për t’u rikthyer sërish te Zagrebi. Pjaca është një konkurrent direkt për Arbër Hoxhën pasi luajnë në të njëjtin pozicion. Por përtej këtij fakti, Hoxha ia ka dorëzuar numrin 20 që mbante më parë në fanellë. “Faleminderit Arbër Hoxhës që më dha numrin. Është numri që kam veshur tetë vjet më parë, jam i lidhur me të, e kam veshur kudo që kam luajtur”, tha Pjaca.

Megjithatë marrja e Pjacës në këtë pozicion, tregon se ka shumë mundësi që Arbër Hoxha të hedh një hap të ri në karrierën e tij pas Europianit të Gjermanisë. Ofertat për të janë të shumta, por mbetet të shihet se cili do të jetë drejtimi që do të marrë. /Sport Ekspres/