Gjermania “baby” e nis bukur Europianin

Gjermania U-21 ka luajtur sot ndeshjen e parë në Kampionatit Europian të kategorisë, që po zhvillohet në Poloni.

Në ndeshjen hapëse gjermanët e vegjël kanë fituar bindshëm 2-0 kundër Republikës Çeke.

Është fitorja e 11-të rresht për Gjermaninë U-21, që mbylli gjithçka në fund të pjesës së parë dhe në fillimin e së dytës.

Në minutën e 44-t Maks Majer i Shalkes zhbllokoi sfidën, ndërsa në minutën e 50-të talenti i sapoblerë nga Bajerni i Mynihut, Serzh Nabri, mbylli llogaritë.

Dominimi gjerman vazhdoi, por sulmuesi kryesor Selke humbi një 11-metërsh, që gjithsesi nuk ndryshoi shumë gjëra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *