Arjan Sukniqi ishte pjesë e studios së emisionit “Botërori Katar 2022“, ku ka dhënë mendimin e tij për ekipet e kësaj Kupe Bote. Ai nxjerr në pah paraqitjen e dobët të Kombëtares gjermane, ndërsa gjithashtu shprehet se nuk e sheh më të gjatë historinë e Marokut.
“Gjermanët u panë që në ndeshjen e parë që kishin ardhur gabimisht. I kishin hipur avionit kot. Maroku është që histori që është stampuar atje. I kanë ngulur me gozhdë në ato pozicioni. Aq është historia e Marokut. Mbaje mend këtë, këta (Portugalia) do ta grisin fare Marokun“, ka thënë Arjan Sukniqi./Sport Ekspres/