Gjergj Stefa ka frikë për arbitrin që do të vendosë drejtësi në përballjen mes Shqipërisë dhe Poloninë. Gazetari i njohur është shprehur në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” se gjyqtarët në këto takime të kësaj rëndësie dhe niveli nuk mbajnë drejtësi të plotë, por anojnë nga ekipet më të mëdha. “Ka gjithmonë një 5% që anojnë më tepër nga ekipet e mëdha në këto nivele.
E kam të gabuar këtë perceptim?”, ishte pyetja e drejtuar nga Stefa te dhoma e moviolës, Bujar Pregja. Ky i fundit ka deklaruar se gabimi i bërë nga gjyqtari i parë i ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë ka përfunduar në UEFA, atje ku është dhënë video e penalltisë së pastër që iu mohuar Rei Manajt, për të ndikuar direkt në rezultat. /Sport Ekspres/