Gjeniu që i mungonte Gjermanisë! Saktësia mahnitëse e Toni Krosit, ka gabuar vetëm një pasim përballë Skocisë

Gjermania ka shkëlqyer sot në ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian, duke mposhtur Skocinë me shifrat e thella 5-1. Një nivel të jashtëzakonshëm në këtë përballje e ka shfaqur edhe Toni Krosi. Lojtari 34-vjeçar ishte pikërisht gjeniu që i mungonte Gjermanisë në vitet e fundit.

Mbrëmjen e sotme Krosi ka shfaqur një saktësi mahnitëse. Ish-futbollisti i Realit të Madridit ka dhënë 101 pasime të sakta nga 102 pasime të tentuara gjithsej. Pra, e thënë ndryshe, Toni Kros ka gabuar vetëm një pasim gjatë gjithë kohës që ka qenë në fushë përballë Skocisë. Mjeshtri që do i mungojë pa masë futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/