Në Danimarkë është rikthyer kampionati, ndërsa u luajt raundi i 21. Aarhus është ndeshur me Randers në barazimin 1-1, ndërsa ajo që ka bërë xhiron e mediave të njohura në Europë, ka qenë imagjinata e përdorur.
Ekrane të mëdha janë vendosura në lartësinë e vendit ku më parë qendronin tifozët. Edhe këtë herë disa prej tyre do të ishin të pranishëm, falë aplikacionit më të përdorur në këto kohë “Zoom”. Njerëzit mund ta përdorin falas dhe të mbështesin ekipin e tyre të zemrës prej andej, për t’i dhënë sadopak hijeshi ndryshe ndeshjes. Në këtë mënyrë origjinale dhe të bukur për të mbushur sadopak boshllëkun e krijuar nga mungesa e tifozëve, është mbyllur edhe ndeshja e parë në Danimarkë. /Sport Ekspres/