Shqipërisë i është rritur së tepërmi kualiteti i futbollistëve që ka në organikën e saj. Këtë e dëshmon më së miri dhe vlerësimi që po vjen nga mediat e huaja për lojtarët tanë. Së fundmi është faqja zyrtare e Champions League që ka përzgjedhur talentet më të mira të Europës që pritet të shkëlqejnë, duke nisur nga ky edicion i ri.
“Gjenerata tjetër”, shkruhet në postimin e Champions League, ku përfshihen emra që kanë pritshmëri të madhe. Gjithashtu edhe Shqipëria ndihet e përfaqësuar në këtë drejtim, pasi është zgjedhur edhe Kristjan Asllani te Interi si një element i gjeneratës tjetër që pritet të lërë gjurmë në kompeticionin më të rëndësishëm europian. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram