Gjendja për nisjen e Superiores/ Plani i FSHF-së nuk është parë ende nga Qeveria, kërkohen shumë ditë

Nga Klaudio Ndreca

FSHF ka dërguar një plan për mënyrën sesi do të rifillojë futbolli pas pandemisë së Koronavirusit. Atje thuhet se stërvitja duhet të nis në fillimin e majit, ndërsa Superiorja duhet të kthehet në datën 20 maj.

Por sigurisht që jo gjithçka do të shkojë sipas planit. Sipas asaj që raporton “Ballkanweb”, ky protokoll do të shihet nga ana e Ministrisë së Shëndetsisë. Por kjo e fundit nuk e sheh si prioritet futbollin në këtë moment, duke u marrë me të tjera çështje.

Pikërisht për këtë arsye do të kemi disa takime me zyrtarë të FSHF, për ta parë dhe analizuar më mirë planin. E gjitha kjo përkëthehet në kohë të humbur, që mund ta shtyjë përtej afatit të vendosur fillimisht nga ana e FSHF. Gjithashtu qeveria shqiptare po pret që të shohë edhe shembujt e tjerë në Europë, për mënyrën sesi do ta zgjidhin këtë problem që ka prekur edhe kampionatet e futbollit. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online