Në Holandë kanë ngritur një temë shumë interesante së fundmi, sa i përket menaxherëve të futbollistëve. Numri i tyre është rritur ndjeshëm, ndërsa industria e futbollit siguron shumë të ardhura të mira për të mbushur xhepin.
Sipas asaj që raporton “Nrc.nl”, numri i menaxherëve të lojtarëve në Holandë është trefishuar. Shumë prej tyre bëjnë jehonë duke shitur lojtarë që nuk janë të niveleve më të mira në kampionate profesioniste, si në Shqipëri dhe Serbi. Vetëm 544 euro mjafton që të rregjistrohet për t’u quajtur si një menaxher dhe kjo është e lehtë për të gjithë.
“Vetëm 544.50 euro në vit dhe një certifikatë të sjelljes së mirë. Ose siç e thotë edhe drejtori Louis Everard i sindikatës së lojtarëve në Holandë: “Të gjithë përveç një pedo-seksuali mund të bëhet një menaxher i lojtarëve”. Si rezultat ka një përhapje të këtij biznesi. Vetëm në Holandë ka pasur një trefishim të numrit bazuar me regjistrimin e fundit.
Në vitin 2015 kishte 150 të tillë, ndërsa tani janë 476 të tillë. Më shumë sesa në Gjermani, Francë apo më shumë se edhe numri i lojtarëve në “Premier League”. Por jo të gjithë punojnë me kohë të plotë kështu. Ndër emrat më të njohur është Mino Raiola. Disa e bëjnë për të fituar para shtesë, të tjerët arrijnë sukses modest në një vend. Disa përshembull gjejnë disa lojtarë amator që spikasin dhe i dërgojnë në kampionate profesionale si në Shqipëri, Letoni dhe Serbi”, mbyllet artikulli. /Sport Ekspres/