Gjashtë vjet më parë luante në fshatra, sot magjeps në Champions!

Sora, Ishujt Liri, Atalanta, Avelino, Torino… Londër! Ok, ndoshta të renditura kështu, mund të duket sikur pas tri pikave kemi “shkalluar”, por në fakt jo. Po flasim për karrierën e deritanishme të Davide Zapakosta, lojtari që vetëm gjashtë vjet më parë luante në Lega Pro, divizioni i dytë, pra shumë pranë diletantëve, me skuadrën e një qyteze me peisazh të mrekullueshëm, pranë Frozinones. Ishulli Liri është një qyetezë që merr emrin e lumit “Liri” dhe që ka disa ujvara të mrekullueshme. Aty nisi karriera e vërtetë e Zapakostës, edhe pse ky i fundit u rrit te Akademia e Sorës…

Sot, kjo skuadër është mes diletantëve. Në gjashtë vjet, ai ngjiti me shpejtësi shkallët dhe sot e gjen veten në Champions League, duke shënuar në debutim dhe duke gëzuar Konten për 30 mln eurot e shpenzuara. Një telefonatë ditën e fundit, pasi Mendi i Monakos shkoi te Siti në vend të Çelsit. Ajo ndryshoi jetën e mbrojtësit të krahut, që ndaj Karabakut të Agollit shënoi një perlë të vërtetë, që kujtonte Shevçenkon në një Milan-Juventus… Dhe, në Ishullin Liri, stadium prej 3000 vendësh është ndoshta sa një lagje e vogël londineze, por sot Zapakosta kthen kokën mbrapa dhe mendon: ndoshta ëndrrat duhet t’I ndjekësh dhe të besosh në to!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *