Ndërsa janë mbyllur 4 ndeshjet e para të Superiores dhe në fundjavë pritet që të luhen takimet e radhës, një statistikë e veçantë është ajo e ndëshkimeve me nxjerrjen nga fusha e lojës. Gjaknxehtësia e madhe ka bërë që 7 herë të ndëshkohen futbollistët e këtyre skuadrave me kartonë të kuq për shkak të gjaknxehtësisë së tyre dhe mos kontrollit të duhur të situatave.
Valdo Zeqaj i Flamurtarit dhe Theophilus Solomon kanë marrë nga dy kartona të kuq deri tani, ndërsa Behar Ramadani, Bruno Lulaj dhe së fundmi Valentino Murataj e kanë provuar ndjenjën e të braktisurit të ndeshjes me vendimin e arbitrit. Padyshim që është një shifër e lartë për kaq pak ndeshjet të zhvilluara deri tani në elitën e futbollit shqiptar. /Sport Ekspres/